Zgjidhni Qytetin

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Zgjidhni Qytetin

  • Cineplexx Prishtina
  • Cineplexx Prizren

Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur

Vlerësimi

Yje

Vlerësime,

Ky film nuk është votuar bëhu i/e para

Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur

Dy vëllezër binjakë identikë në të tridhjetat, që nuk dëgjojnë që nga lindja, pasi zbulojnë se për shkak të një sëmundjeje gjenetike do të verbohen në mënyrë progresive, por të pakthyeshme, luftojnë me të gjitha mënyrat për t'i dhënë ekzistencës së tyre të patolerueshme një tjetër kthesë.

Titulli origjinal: A Cup of Coffee and New Shoes On
Filmi fillon: 08.02.2024
Zgjatja e filmit: 99 Minuta
Shteti/Viti: ALB, GRE, RKS, PRT/2022
Lloji: Dramë
Aktorë: Edgar Morais, Rafael Morais, Drita Kabashi
Regjisori: Gentian Koçi
Vlerësim:

Versioni i disponueshëm

  • Digital 2D

Përmbajtja

Në Tiranën e sotme, Agimi dhe Gëzimi, dy vëllezër binjakë identikë në të tridhjetat, që nuk dëgjojnë që nga lindja, jetojnë nën të njëjtën çati. Ana, e dashura e Gëzimit, një vajzë tejet e hareshme i viziton ata shumë shpesh. Një mbrëmje, Agimi në timon, po kthehet në shtëpi bashkë me Gëzimin, kur papritur shikimi i tij turbullohet. Për pak sa nuk ndodh një aksident fatal! Tek okulisti, disa ditë më vonë, dy vëllezërit zbulojnë se për shkak të një sëmundjeje shumë të rrallë gjenetike, ata do të verbohen me shpejtësi të ndryshme, por në mënyrë progresive dhe të pakthyeshme. Të zhytur ngadalë drejt një errësire të heshtur e të padurueshme, në pamundësi për të komunikuar me njëri-tjetrin dhe me botën, me Anën të vetme përkrah tyre, dy vëllezërit duhet të marrin së bashku një vendim të fortë rreth një filxhani kafeje, me këpucë të reja veshur.

Programi i filmit

Mund të blihen në kinema ose përmes aplikacionit CineplexxKS Jo në dispozicion

Opinioni juaj

Këtu mund të jepni vlerësimin tuaj personal.

Që të keni akses ju duhet të hyni ne profilin. që keni në cineplexx-ks.euNë rast se nuk keni një profil ju mund të regjistroheni ketu