Zgjidhni Qytetin

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Zgjidhni Qytetin

  • Cineplexx Prishtina
  • Cineplexx Prizren


Rrjeti i Kinemave Cineplexx

Historiku dhe informacione rreth nesh.


Distributori kinematografik Constantin Film Holding GmbH është themeluar në Austri më 1951. Një degë e dytë u krijua në fund të vitit 1960 si segment i operacioneve kinematografike. Ky segmet përfshinte 25 kinema tradicionale dhe qendra kinemaje, të cilat kanë funksionuar deri ne fillimin e vitit 1990. Pas një ndryshim strukturor, në vitin 1993 krijohet Cineplexx Cine Operations GmbH, nënkompani e Constatin Film Holding GmbH. Biznesi morri hov në një kohë kur shumë kinema tradicionale në Austri po zhdukeshin, dhe kinematë Multiplex po pushtonin tregun. Constatin Film reagoi duke hapur 19 kinema dhe 153 ekrane të mëdha në Austri.Përveç kësaj, kinemat tradicionale me gati 16 salla vazhdonin të ishin funksionale. Në vitin 2009 Cineplexx INTERNATIONAL GmbH filloi të zgjerohej në vendet fqinje me Austrinë, dhe kinemaja e parë jashtë kufijve të Austrisë u hap në Bolzano (Itali). Gjithashtu Cineplexx ndërtoi një kinema në qendër të Zagrebit, duke hedhur themelet për zgjerim të suksesshëm në Kroaci. Gjatë viteve në vazhdim, 2010-2011, kinema të reja u hapën në Kroaci, Serbi dhe Slloveni. Zgjerimet më të fundit të kompanisë janë bërë në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë si dhe hapja e Cineplexx Palas në Banja Lluka. Sot, Cineplexx ka një prani të fuqishme në treg me 40 kinema multiplex dhe gjashtë vende tradicionale në Austri, Kroaci, Serbi, Slloveni, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Greqi dhe Itali, duke ofruar më shumë se 300 ekrane. Në vitin 2017, kompania ka të punësuar 1,350 punëtorë, qarkullimi i përgjithshëm arriti në 132 milionë euro dhe numri i vizitorëve të Cineplexx arriti në 12,0 milion. Më shumë informacione mund të gjeni në www.cineplexx.at