Zgjidhni Qytetin

Zgjidhni kinemanë tuaj të preferuar kështu do ta keni më të lehtë te lundroni në faqen tonë

Mbyll

Zgjidhni Qytetin

  • Cineplexx Prishtina
  • Cineplexx Prizren

Publicitet në kinema


Reklamo në Kinema


Akses i lehtë dhe i shpejtë i reklamave në kinema.

Oferta jonë përfshin jo vetëm të ofrojë reklama klasike në kinema, por ofron shumë herë më shumë. Ne gjithmonë do t'iu informojmë për tendecat e fundit të reklamimit në kinema si dhe për filmat që tërheqin shumë publikun. Fushata juaj do ketë përherë vëmëndjen e publikut falë metodave tona të marketingut si paraqitja e reklamave në biletat tona ,në kutitë e kokoshkave si dhe në sekuencat e para të filmave.

Përfitimet e reklamimit në kinema

Të shkosh të shikosh një film në kinema është një eksperiencë speciale dhe unike kështu që vizitorët në kinema bëhen shumë shpesh konsumator. Kinemaja është sot një vend argëtimi dhe relaksimi duke tërhequr përherë një audiencë të madhe nën një ekran të vetëm. Përzierja e hapësirave tona të mëdha me përvojën e personelit tonë sjell një efektivitet në transmetimin e mesazhit tuaj publikut tonë.

Oferta jonë :

1) Reklamim përpara se të filloj filmi

1.1 Reklamimi në ekran (reklama përpara se të filloj filmi):

1.2 Marrje me qira javore e projeksioneve tona.

1.3 Përzgjedhjen e një filmi të vetëm, në të cilin do të shfaqet reklama juaj.

1.4 Përzgjedhjen e grupeve të synuara për të cilën ju doni te komunikoni reklamën tuaj.

1.5 Planifikim dhe vlerësim optimal për programet dhe shikuesit.

1.6 Zgjedhja e grupit të synuar për të shmangur komunikimin e panevojshëm të mesazhit tuaj ndaj grupeve të tjera.

2) Dizenjimi dhe prodhimi i reklamës nga stafi jonë

Nëse nuk e keni një reklam, stafi jonë do ta bëj atë për ju. Aftësia dizenjuese dhe krijuese e stafit tonë me eksperiencë ndër vite me siguri do të kënaq shijen tuaj.Ne ju këshillojmë në zgjedhjen e përsosur të mesazhit, dizanjit dhe muzikës në mënyrë që të jap rezultat maksimal në ekranin e madh.

3) Kinemaja ku filmi zhvillohet jo vetëm në ekran!

Përfitoni nga të gjitha rrugët për t'iu prezantuar grupit tuaj të synuar. Ekrani jonë gjigand ju jep mundësi të pafundme. Në konsultim me ju, ne krijojmë një koncept dhe kujdesemi plotësisht për zbatimin dhe përmirësimin e përformancës së tij. Mos humbisni mjetet tona unike të marketingut si zgjedhja e grupit të synuar në një nga eventet tona (Ladies Night, Men's Night, Teen Night, Family Day) reklamimi në biletat tona apo në kutitë e kokoshkave ku reklama merr impaktin e dëshiruar ndaj klientëve tuaj. Ftoni klientët tuaj për të parë filmin apo prezantimin tuaj dhe ne do të rezervojmë gjithë sallën ,do të lëshojmë bileta të personalizuara si dhe të kujdesemi me ushqimin dhe pijet përpara filmit.

4) Reklamimi në kinema është përherë i suksesshëm!

Studimet kanë treguar se asnjë mjet tjetër nuk mund të krahasohet me reklamimin në kinema. Kinemaja është ambienti më i mirë në të cilin konsumatori mund të marrë mesazhin :
Vizitorët janë të relaksuar, ndihen rehat dhe presin të marrin informacion nga ekrani i madh ku ata kanë përqëndruar gjithë vëmendjen. Vizitorët vijnë për të parë film ku dhe mesazhi juaj i dërgohet atij në momentin që ata janë gati të shohin dhe të dëgjojnë. Duke pasur parasysh faktin se kinemaja e planifikon jepien e filmit shtatë ditë para duke menduar seriozisht për grupin që ky film do të tërheq, merr vendime për të harxhuar kohë dhe para për të tërhequr një grup të synuar mirë atëhere është vëndi ideal ku ju mund të paraqisni reklamat tuaja.Gjithashtu kinemaja është vendi më i mirë pasi një studim i kryer tregon se impakti i mesazhit në kinema është pesë herë më i lartë se ai që konsumatorët marrin gjatë transmetimit të tij në kanalet e televizioneve(mesazhi mbahet mënd më gjatë dhe me më shumë detaje)

Kontakt :

Cineplexx Kosovo L.L.C

Albi Mall, Prishtinë

E-mail : kinema-rks@cineplexx.eu