Rrjeti i Kinemave Cineplexx

Historiku dhe informacione rreth nesh.


Kinemaja Cineplexx me sistemet më modern mundëson cilësi jashtëzakonisht të lartë të zërit dhe imazhit si dhe teknologjinë 3D në kinemanë tonë në Prishtinë.

Distributori kinematografik Constantin Film Holding GmbH është themeluar në Austri më 1951, ku deri në vitet e 90-ta ka funksionuar me 25 kinema tradicionale. Pas një ndryshim strukturor, në vitin 1993 krijohet Cineplexx Cine Operations GmbH, nënkompani e Constatin Film Holding GmbH. Biznesi morri hov në një kohë kur shumë kinema tradicionale në Austri po zhdukeshin, dhe kinematë Multiplex po pushtonin tregun. Constatin FILM reagoi duke hapur 20 kinema dhe 157 ekrane të mëdha në Austri. Përveç kësaj, kinematë tradicionale me gati 16 salla vazhdonin të ishin funksionale. Në vitin 2009 Cineplexx INTERNATIONAL GmbH filloi të zgjerohej në vendet fqinje me Austrinë, si Itali, Kroaci, Serbi, Slloveni, Maqedoni, Shqipëri, dhe tani edhe në Kosovë me 6 salla. Sot, Cineplexx ka një prezencë të fortë në treg me 35 kinema “multiplex” dhe gjashtë kinema tradicionale në Austri, Kroaci, Serbi, Slloveni, Maqedoni dhe Itali, duke ofruar kapacitet të rreth 60,000 ulëseve në 267 salla. Në 2012, forca punëtore e kompanisë numëronte 1,100 punonjës, ndërsa të hyrat e përgjithshme kalonin shifrat e 115 milionë eurove, teksa numri i vizitorëve shkoi mbi 10.5 milionë.