PYETJE të bëra shpesh PËR KLUBIN FAMILJAR TË FILMIT

Klubi Familjar i Filmit është një klub që Cineplexx e ka menduar vetëm për fëmijët me përfitime për të gjithë anëtarët e familjes:
  • Bileta për anëtarët e Klubit Familjar të Filmit për vetëm 2,50 Euro
  • Anëtarësimi FALAS
  • Kokoshka FALAS (32 ons) për anëtarët e Klubit Familjar të Filmit në çdo vizitë në kinema
  • Kartë anëtarësimi falas (në dispozicion vetëm direkt në kinema!)



* Vetëm duke prezantuar kartën e klubit familjar. E vlefshme për filmat e vlerësur nën moshën 14 vjet.

** Kjo ofertë është e vlefshme për filmat deri në orën 17:00)

Çmimi nuk është i lidhur me asnjë nga ofertat e tjera.Për filmat me metrazh të shtuar , filmat 3D apo vëndet VIP duhet të bëhet një pagesë shtesë.
Në klubin Familjar të Filmit mund të regjistrohen të gjithë fëmijët nën moshën 14 vjeç.Regjistrimi mund të bëhet në faqen tonë të internetit

Në panelin e Klubit Familjar të Filmit ndodhet butoni "Regjistrohu Tani" ku ju do t'iu jepet një formular që mund ta plotësoni me informacionet e kërkuara.Mjafton ta printoni këte formular dhe ta paraqisni pranë kinemasë sonë dhe do t'iu jepet Karta e klubit familjar të filmit

Për regjistrimin pranë kinemasë sonë ju do t'iu jepet një formular që do mund ta plotësoni dhe dorëzoni stafit tonë.
Pavarsisht se regjistrimi bëhet online apo pranë kinemave tona kjo kartë merret vetëm pranë kinemasë sonë.Nëse aplikimi bëhet online , ju mjaftoni të vini në kinemanë tonë dhe do të merrni menjëherë kartën e klubit.Nëse aplikimi bëhet pranë kinemasë sonë ju do mund ta merrni kartën një ditë pas këtij aplikimi.Kjo kartë skadon kur fëmija e kalon moshën 14 vjeç.Gjithashtu kjo kartë digjet kur zbulohet nëse të dhënat e fëmijës nuk janë plotësuar sakt.
Humbja duhet t'i njoftohet stafit tonë.Pas riplotësimit të të dhënave ju do të pajiseni me një kartë tjetër falas.
Mjafton të paraqiteni me këtë kartë pranë kinemasë sonë për të përfituar ulje çmimi si dhe produkte të tjera falas.
Ju keni opcionet e mëposhtme:
  • Të dhënat mund të modifikohen në internet në adresën www.cineplexx.al . Të dhënat mund të ndryshohet në zonën e anëtarëve ,direkt nën "profili im".
  • Ndryshimi i adresës do të regjistrohet automatiksht dhe do të bëhet i ditur nga personeli jone në arkë.
  • Njoftimi i ndryshimeve të të dhënave me e-mail mund t'i bëni në: kinema-rks@cineplexx.eu. Ju lutem mos harroni të vendosni numrin e kartës së Klubit familjar të filmit.